Arrestimi i Metës, Gjokutaj: Akuza për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Rrëmbimi banditesk në rrugë, joligjor

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka bërë me dije se ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me Metën në Drejtorinë e Policisë, ku ai u dërgua pas arrestimit, Gjokutaj e konsideroi “banditeske” mënyrën sesi ai u vu në pranga.

Avokati nuk dha shumë detaje mbi çështjet e hetuara që çuan në burg Metën, teksa tha se kreu i PL-së do të përballet me procesin. Ai i qëndroi deklaratave të zyrtarëve të PL-së, duke akuzuar për “hakmarrje politike”.

“Ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. E gjithë kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime për çfarë është pyetur dhe kjo çështje ka 5 vjet që është në duart e prokurorëve. Momenti është politik, këtu është dyshja Rama-Dumani. Qëndrimi i Metës është i qartë, është i vendosur të përballet me procesin dhe është gati për të sqaruar të gjitha rrethanat që nuk kanë lidhje me të. Është për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim i parave dhe mosdeklarim pasurie”, tha Gjokutaj.

Arrestimi i Metës ndodhi në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa Presidenti i PL-së ishte duke shkuar në seli pasi kishte njoftuar konferencë shtypi. Ndonëse SPAK apo GJKKO nuk kanë dhënë asnjë detaj zyrtarisht rreth këtij arrestimi, burime brenda tyre saktësojë se Meta është arrestuar pas hetimeve të nisura për çështjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pastrim parash.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.