Arrestimi i Metës, Ngjela: Pritej, tregues se SPAK ka ngritur nivelin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua këtë të hënë (21 tetor) me urdhër të SPAK, ndërsa për avokatin Spartak Ngjela ky ishte një zhvillim që pritej. Në një lidhje Skype për RTSH24, Ngjela tha se arrestimi i Metës, një ish-president, ish-kryeministër dhe ish-Kryetar Kuvendi, tregon se SPAK ka ngritur nivelin në luftën kundër korrupsionit.

Meta e priste. Unë e kuptova që ai e kishte marrë vesh që dosja kishte shkuar për arrest sepse e kishte humbur koshiencën, ai dilte nëpër hekura…, d.m.th nuk ishte normal dhe kjo tregon se nuk kishte mbrojtje. Por që pritej arresti i tij nuk diskutohej. Provat do të shikohen në gjykatë, nuk mund të flas dot me provat e akuzës. Arrestimi do të thotë që SPAK ka ngritur nivelin. Pas arrestit të Berishës, ky është i dyti i nivelit të lartë. Ne e kemi shpresën te SPAK-u për t’i çliruar nga pushtimi i korrupsionit. Krimi i SPAK na dha shpresë dhe tani është një numër i konsiderueshëm që janë brenda, një ish-kryeministër, një ish-president, janë 4 apo 4 ministra, kryetarë bashkisë. Korrupsioni në Shqipëri ishte një gjëmë e madhe. SPAK nuk arreston kot, i ka provat shumë të sofistikuara”, tha Ngjela.

Arrestimi i Metës ndodhi në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa Presidenti i PL-së ishte duke shkuar në seli pasi kishte njoftuar konferencë shtypi.

Ndonëse SPAK apo GJKKO nuk kanë dhënë asnjë detaj zyrtarisht rreth këtij arrestimi, burime brenda tyre saktësojë se Meta është arrestuar pas hetimeve të nisura për çështjen e lotimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pastrim parash.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.