Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Thoma Gëllçi, duke e konsideruar

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, duke e konsideruar të pajustifikuar mbajtjen e tij disamujore në paraburgim.

Arrestimi i z. Gëllçi erdhi pas akuzës për “shpërdorim detyre” të ngritur nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me pretendimin se ish-drejtori ishte përfshirë në lidhjen e një kontrate pa marrë leje nga Autoriteti i Medieve, siç e kërkon ligji, si dhe për formulimin e një shtojce në kontratë që shtynte afatin e saj në favor të palëve të caktuara në tender. Për këto shkelje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi z. Gëllçi me 1 vit e 4 muaj burg me arsyetimin se mund të ndikonte te palët ose të ndërhynte në dokumentacion.

Në çështjen Gëllçi kundër Shqipërisë, Gjykata e Strasburgut theksoi se izolimi i gjatë i z. Gëllçi nuk mbështetej ligjërisht.

Arsyet e dhëna nga autoritetet vendore nuk ishin ‘të mjaftueshme’ për të justifikuar mbajtjen e tij në paraburgim për periudhën shtatë muaj e njëzet e gjashtë ditë, nga 8 tetori 2021 në 2 qershor 2022. Në këto rrethana, nuk ka nevojë të merret parasysh çështja e kryerjes me kujdes të procesit gjyqësor,” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Thoma Gëllçi shërbeu për 5 vjet si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së nga viti 2016 deri në lirimin e tij nga detyra, në maj 2021.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.