Arrestimi i shefit të antidrogës në Durrës, Ministri Hoxha: Mesazh për këdo që hiqet si padron

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar pas arrestimit të shefit të Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” i personave që ushtrojnë funksione publike.

Hoxha deklaroi se arrestimi i Preçit është mesazh për çdo punonjës policie, i cilitdo nivel që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve.

Hoxha paralajmëroi ndëshkim për këdo që cenon besimin e qytetarëve te policia.

“Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor”, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.

Shefi i Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Gazmir Preçi u arrestua me urdhër të SPAK.

Mbi Preçin rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” i personave që ushtrojnë funksione publike. 

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara ku si  rezultat u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.