Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi operacionin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Shtetit mbi arrestimin e ish-nëndrejtorit të Policisë, Erzen Breçanit, dhe disa efektivëve dhe ish-efektivëve të tjerë.
Balla bëri me dije se policia po vijon punën për ndalimin e personave që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.
“Dje pasdite dhe gjatë natës Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar të përshirë në krime kundër personit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri. Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë”, tha Balla.
Ministri bëri me dije se në rrjetë kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit. Balla theksoi se vetëpastrimi në Policinë e Shtetit, do e çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.
“Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.
Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.
Sot gjej rastin të rikonfirmoj besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët në vetë-pastrimin e Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, u shpreh ministri.
Kujtojmë se ditën e djeshme, u arrestua ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me një nga djemtë e tij, Eralb Breçani. Në pranga kanë rënë edhe 10 persona te tjerë mes tyre edhe policisë dhe ish- policë.
Duke u ndalur sërish te aksioni i Policisë së Shtetit mbi goditjen e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të policisë, dhe lëshimin e 11 urdhër-arresteve, Balla bëri me dije se Policia shqiptare së bashku me atë italiane po zhvillojnë aktualisht 14 operacione. Balla u shpreh se në fokus është çuarja përpara e procesit të vetëpastrimit.
Nga burime policore mësohet se Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”. Po të njëjtat burime bënë të ditur se në pranga ka rënë edhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur ky për drejtësinë.
Qeveria vendosi të mërkurën shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas…
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar…
Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali…
Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i…
Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila…
Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i…
This website uses cookies.