Arrestimi në Turqi i të shumëkërkuarit, Balla: Pandëshkueshmëria do të marrë fund

Ministri Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke komentuar arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi, theksoi sot se forca e ligjit do të godasë mbi këdo.

“Pandëshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm”, u shpreh Balla.

Balla njoftoi se ditën e hënë do të takohet në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.

Sot, ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Istanbul

Rexhepi akuzohet për trafik kokaine, por edhe si pjesëmarrës në pengmarrje dhe vrasje. Ai ishte në kërkim nga Italia dhe Shqipëria, teksa mbante pasaporte false të Ekuadorit me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Ndaj Rexhepit rëndojnë akuzat kohej  për “vrasje me dashje”, “drogë”, “rrëmbim”, “falsifikim” dhe “armë e municione”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

14 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

14 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

14 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

14 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

14 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

14 hours ago

This website uses cookies.