Arrestohen 14 persona në Shkodër / Operacion antidrogë në gjithë vendin, mbi 200 të arrestuar
Një tjetër operacion mbarë kombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Deri më tani raportohet për mbi 200 të arrestuar në gjithë vendin.
Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar 14 persona.
Ndërkohë, në Tiranë, deri më tani, janë lëshuar 89 urdhër arreste, ku 67 prej tyre janë ekzekutuar dhe 22 të tjerë janë ende në kërkim.
Në Durrës 67 të arrestuar deri më tani, ndërsa janë kapur doza kanabisi.
Në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Në Korçë 10 persona kanë rënë në pranga dhe disa janë shoqëruar, ndërsa në Elbasan raportohet për rreth 20 arrestime
Nga ky opracion mësohet se janë sekuestruar 5 kg kokainë, 14 kg kanabis e 5 armë zjarri.
Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’ dhe hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës.
Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike.
Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drogave të forta dhe të lehta.