Arrestohen 2 të rinj që shisnin drogë në shkolla/ Vijojnë hetimet për të identifikuar, personin që furnizonte të rinjtë
Në kuadër të operacionit “Tempulli” Policia e Shkodrës arrestoi 2 të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës.
Njëri prej të arrestuarve posedonte brenda ambienteve të shkollës një sasi lënde kanabisi dhe kokaine dhe një thikë.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar personin që furnizonte 17-vjeçarin, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij. Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar mbi 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë.
23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Grupe kriminale dyshohet të kenë vepruar duke shpërndarë drogë për të rinjtë pranë shkollave dhe lokaleve. 112 urdhër-arreste ishin vetëm në Tiranë