Arrestohen 2 vëllezër, u dhunuan mes tyre/Ndalohen tre shtetas për vepra të ndryshme penale
Policia e Fushë Arrëzit ka arrestuar dy shtetas 30 dhe 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Ndërsa policia Rrugore e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar , banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, automjeti që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.