Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

policia shkoder 23

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

 Akset monitorohen pandërprerë me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

– Gjatë 10 ditëve të fundit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,  janë vendosur gjithsej 1425 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

⛔ 88 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit

🛑 48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse

📵 36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit

🚫 22 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

⚠️ 28 masa për xhama të errësuar

❌ 230 masa për parakalime të gabuara

🚗 627 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar

⚠ 260 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

❌  86 masa për sjelljen e drejtuesve të automjeteve ndaj këmbësorve

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.     Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.   

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.