ARRESTOHEN 4 SHTETAS, NJË NË KËRKIM /Policia ndalon 4 shtetas dhe shpall një në kërkim për vepra të ndryshme
Policia e Shkodrës ka parandaluar vjedhjen e një automjeti në lagjen “Skwnderbeg”
Blutë kanë arrestuar dy shtetas te moshës 54 dhe 34 vjeç, të cilët po tentonin të vidhnin një automjet në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan këta dy përsona .
54 vjecari nga fshati Mes me detyrë roje në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në bashkëpunim me 34 vjeçarin nga Shkodra një automjet tip “Benz”, pa targa, të cilin më pas do ta transportonin me një kamionçinë. Automjeti tip “Benz” dhe kamionçina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe një 29 vjeçar,pasi dyshohet se më datë 13.08.2023, në fshatin Pulaj, Velipojë, ka vjedhur automjetin i cili është gjetur i braktisur në fshatin Hajmel, Vau i Dejës.
Ndërkohw që Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar dy shtetas, një 36 vjeçar, banues në Bahçallëk, Shkodër dhe një 28 vjeçar, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.