Categories: Kronikë

ARRESTOHEN 4 SHTETAS, NJË NË KËRKIM /Policia ndalon 4 shtetas dhe shpall një në kërkim për vepra të ndryshme

Policia e Shkodrës ka parandaluar vjedhjen e një automjeti  në lagjen “Skwnderbeg”

Blutë kanë arrestuar dy shtetas te moshës 54 dhe 34 vjeç, të cilët po tentonin të vidhnin një automjet në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan këta dy përsona .

54 vjecari nga fshati Mes me detyrë roje në vendparkimin e automjeteve të bllokuara nga Policia, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhte në bashkëpunim me 34 vjeçarin nga Shkodra  një automjet tip “Benz”, pa targa, të cilin më pas do ta transportonin me një kamionçinë. Automjeti tip “Benz” dhe kamionçina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim edhe një 29 vjeçar,pasi dyshohet se më datë 13.08.2023, në fshatin Pulaj, Velipojë, ka vjedhur automjetin i cili  është gjetur i braktisur në fshatin Hajmel, Vau i Dejës.

Ndërkohw  që Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar dy shtetas, një  36 vjeçar, banues në Bahçallëk, Shkodër dhe një  28 vjeçar, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

5 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

5 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

6 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

6 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

6 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

7 hours ago

This website uses cookies.