Arrestohen dy persona në Shkodër, procedohen dy të tjerë
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 43 vjeçar, banues në fshatin Dajç, pasi ka kanosur një punonjës policie dhe ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.
Gjithashtu u ndalua edhe një 47 vjeçar, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë, policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas malazez të dy banues në Tuz, pasi janë kapur nga punonjësit e Policisë Kufitare të SPKM Grabom, duke hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.