Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit I. S., 38 vjeç dhe D. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori , ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. L., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasen N. H., 78 vjeçe, këmbësore.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi nuk ka lejuar shtetasen N. K., 55 vjeçe, të hyjë në banesën e nënës së saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.