Categories: LajmeKronikë

Arrestohen dy shoferë të dehur / Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, 1 në kërkim, për vepra penale të ndryshme.

Policia rrugore vijon kontrollet për evidentimin e personave që drejtojnë makinën në gjendje te dehur,  ku mesoset se në 24 orët e fundit janë vënë në pranga dy shtetas të moshës 63 dhe 66 vjeç, banues në Kaftallë dhe Kakarriq, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, se automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç, kishte rënë në ujërat e lumit Fan, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, policia njofton se janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për 60-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, djali i drejtuesit, shtetasi N. N., 24 vjeç, që ishte pasagjer në këtë automjet.

Nderkohë, policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori,  ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 19 – vjeçar  dhe një  26- vjeçar, të dy banues në Shkodër, pasi nga kontrollet fizike, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde narkotike cannabis sativa.

Edhe një 59 vjeçar , banues në fshatin Luarzë, po ndiqet në gjendje të lirë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike, në banesat e këtyre shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe po punojnë për kapjen e shtetasit O. U., 25 vjeç, banues në Koplik, pasi ka bërë kallëzim një 40-vjeçar, se ky shtetas nuk i ka kthyer automjetin që i ka marrë.

Gjithashtu,  një ngjarje tjetër është regjistruar rreth mesnatës, në fshatin Hot, dyshohet se,  për shkak të defekteve, ka marrë flakë teksa lëvizte  automjeti që drejtonte një 33 vjeçar . Si pasojë, ka vetëm dëme materiale në këtë automjet. Po punohet për të dokumentuar ligjërisht shkakun e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

17 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

17 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

17 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

17 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

17 hours ago

This website uses cookies.