Arrestohen dy shoferë të dehur, shpallet në kërkim një 32- vjeçar nga Kosova, vodhi dhe trafikoi një makinë

policia 9

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me anë të komunikatës së saj për mediat, bëri me dije se: 

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet:

A. D., 46 vjeç, banues në Shkodër dhe S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Plazh, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim shtetasin Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet dyshohet të ketë vjedhur e trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë, një automjet i cili  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në një tjetër rast Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Z., 37 vjeç, banues në  Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas, banues në Bajzë, pasi ka bërë kallëzim një tjetër se për motive të dobëta, të tre ata e kanë kanosur dhe i kanë thyer xhamin e automjetit në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, përfundon komunikata e DVP Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.