Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me anë të komunikatës së saj për mediat, bëri me dije se:
•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet:
A. D., 46 vjeç, banues në Shkodër dhe S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Plazh, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim shtetasin Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet dyshohet të ketë vjedhur e trafikuar nga Kosova drejt Shqipërisë, një automjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në një tjetër rast Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Z., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas, banues në Bajzë, pasi ka bërë kallëzim një tjetër se për motive të dobëta, të tre ata e kanë kanosur dhe i kanë thyer xhamin e automjetit në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, përfundon komunikata e DVP Shkodër.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.