Arrestohen dy të rinj, tentojnë të kalojnë cannabis sativa nga Muriqani
Dy të rinj të moshave 18 dhe 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grizhë, janë ndaluar nga policia pasi në PKK Muriqan, në dalje të vendit, nga kontrollet fizike, iu gjetën sasi të lëndës narkotike cannabis sativa
Ndërkohë policia po punon edhe për kapjen e një 30- vjeçari, pasi është larguar nga banesa, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërsa Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, filloi procedimin në gjendje të lirë për një 37- vjeçar , banues në Shkodër, administrator i një lavazhi për automjete, sepse nga verifikimet rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për këtë aktivitet dhe se kishte punësuar 2 shtetas, pa i siguruar;
-Gjithashtu është proceduar edhe një 54 vjeçar, banues në Shkodër, me detyrë shef ekipi në OSHEE Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetas 74 vjeç, se 54-vjeçari, në vitin 2017, i ka marrë një shumë parash, për të mos kallëzuar parregullsitë në aparatin matës, në banesën e 74-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.