policia shkoder hyrja 4
Dy shtetas të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës. 32 vjeçari nga fshati Aliaj i Malësisë së Madhe, rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 7 muaj e 28 ditë. Në pranga ka rënë edhe një 24 vjeçar nga Gruda e Re e Shkodrës, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Po ashtu, policia bën me dije se referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 27 vjeç, banues në fshatin Vrrith, Malësi e Madhe. Ai është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse. Të njëjtin fat ka patur edhe një shtetas 36 vjeç, banues në Malësi të Madhe. Edhe për të ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin pasi është konstatuar duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…
DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
This website uses cookies.