Arrestohen tre shtetas turq në Muriqan, dy prej të arrestuarve tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta të shtetasve të tjerë

Dy shtetas turq janë arrestuar këtë diel në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë. Po ashtu është arrestuar dhe një i tretë, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm.“Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq 38 vjeç dhe 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk 25 vjeç, banues në Poloni.Nga verifikimet rezultoi se shtetasit 38 dhe 36 vjeç, posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi 25 vjeç për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme “, thuhet në njoftmin e policisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

3 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

3 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

4 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

4 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

4 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

4 hours ago

This website uses cookies.