Arrestohet 18- vjeçari pasi mbante peng të miturin afgan – Reagojnë familjarët, ai punonte me dëshirë,  gënjeu edhe për moshën

Dy ditë më parë policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj zyrtar bëri me dije se ka vënë në pranga një 18 – vjecar,  si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi dyshohet se mbanin me forcë një të mitur shtetas afgan duke e shfrytëzuar për punë.

Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku tregojnë se afganin e kanë mbajtur si të ishte njeri i familjes duke i dhënë bukë, ilaçe, para dhe duke e strehuar në banesën e tyre.

Sipas tyre 16- vjeçari ka patur për qëllim që të kërkojë azil dhe për t’u larguar tek familja e tij në Greqi.

Pronarët e servisit, ku u gjet afgani,  tregojnë se ai ka qënë tërësisht i lirë dhe ka lëvizur në gjithë qytetin i vetëm ose bashkë me punonjësit e tjerë. Sipas pronsarëve,  i mituri i kishte gënjyer  se është 19 vjeç dhe jo 16 dhe se ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.