Arrestohet 19- vjeçari, tenton t’i ikë policisë / Blutë e Vau-Dejësit arrestojnë me municion luftarak në makinë të riun
Një 19-vjeçar ka rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me municion luftarak me vete. Sipas policisë në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin Enes Jakupi me banim në fshatin Kuç, i cili ka tentuar t’iu largohej shërbimeve, por është kapur menjëhere nga to.
Gjatë kontrollit në çantën e shtetasin Enesa Jakupi në brendësi të automjetit, policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Policia thotë se këto kontrolle po ushtrohen në të gjithë territon e qarkut me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe drogë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.