Categories: LajmeKronikë

Arrestohet 19- vjeçari, tenton t’i ikë policisë / Blutë e Vau-Dejësit arrestojnë me municion luftarak në makinë të riun

Një 19-vjeçar ka rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me municion luftarak me vete. Sipas policisë në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin Enes Jakupi  me banim në fshatin Kuç, i cili ka tentuar t’iu largohej shërbimeve, por është kapur menjëhere nga to.

Gjatë kontrollit në çantën e shtetasin Enesa Jakupi në brendësi të automjetit, policia gjeti 2 krehra me fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, municioni luftarak dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Policia thotë se këto kontrolle po ushtrohen në të gjithë territon e qarkut me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe drogë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

4 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

4 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

4 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

4 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

5 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

5 hours ago

This website uses cookies.