Një 22-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. I riu shiste drogë në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.
22-vjeçari me iniciale P. K. Banues në Malësi të Madhe është ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ndërsa gjatë kontrollit që i është ushtruar në automjet, i është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.
Sipas policisë, i riu lëndën narkotike që po transportonte, do ta ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.