Arrestohet 30- vjeçari në Shkodër / Drejtonte një makinë të vjedhur, në pranga një 43- vjeçar që theu masën e sigurisë

policia 29

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një të ri 30- vjeçar banues në Shkodër.

Nga verifikimet, ai dyshohet se drejtonte një automjet që është vjedhur në Gjermani.

 Automjeti tip “Peugeot 5008” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 43- vjeçar nga Plezha, i cili ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Policia e Malësisë së Madhe referoi materialet dhe nisi procedimin penal për një 35- vjeçar nga Selca e Kelmendit, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Për një 31 – vjeçar,  banues në Shkodër, ka nisur procedimi penal pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.