Arrestohet 32- vjeçari, iu mori nën kërcënimin e armës telefonin dy vëllezërve

arrestohet 32 vjeci

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Return”, kapën dhe vunë  në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç,  lindur në Tiranë  dhe banues në Shkodër .

Ky shtetas  në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës,  i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij,  dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka  marrë , por nuk e ka kthyer celularin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale shumën  e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.