Arrestohet 32-vjeçari, shpërndante kanabis / Në pranga një 31- vjeçar që u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular.
Vijojnë pa ndërprerje puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Policia e Shkodrës , në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, kanë arrestuar në flagrancë një 32 vjeçar, banues në Shkodër.
Nga kontrolli fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;
Ndërkohë, specialistët për hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin një 31- vjeçar, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.