Arrestohet 34- vjeçari , akuzohet se është kultivuesi i 4 miniparcelave me kanabis në Shkodër

arrestohet 34 vjecari

Një 34- vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i kultivimit të 4 miniparcelave bimë narkotike në fshatin Lotaj.

Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, seksioni për hetimin e krimeve i Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin Kolë Uka, 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.

“Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari është  autor i dyshuar i kultivimi të një sasie  bimësh narkotike cannabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit korrik të 2024”, informoi sot Policia e Shkodrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.