Arrestohet 34- vjeçari në kërkim, duhet të vuajë 10 vite burg pas dënimit nga drejtësia turke
Një shtetas turk 34- vjeçar, është arrestuar nga policia e Shkodrës në hyrje të pikes së kalimit kufitar të Muriqanit.
Prangosja e tij është bërë e mundur nga shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën
34- vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia turke.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarja në Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për t’u kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, është proceduar penalisht një 35- vjeçar nga Tirana.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti, që ky shtetas posedonte, është vjedhur në Kanada.
Automjeti tip “Audi” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.