Arrestohet 35- vjeçari në Han të Hotit, ishte në kërkim në Spanjë për vjedhje
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim në Spanjë për vjedhje është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, ditën e sotme. Gjykata spanjolle ka caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. “Policia bën të ditur se – pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të Shkodrës dhe Durrësit, për veprime të mëtejshme.