Arrestohet 36- vjeçari në kërkim / Policia e Shkodrës ndalon një shtetas, procedohen tre të tjerë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Pikës së Kalimit Muriqan në dalje të vendit, ndaluan një 36-vjeçar banues në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Ndërkohë, në Shkodër, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për disa shtetas. Një 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një person si ndaj dy 21 vjeçarëve banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 19-vjeçar.
Ndërsa në një banesë OSHEE ka konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe për këtë policia ka proceduar një 25 vjecar nga Shkodra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.