Arrestohet 45 vjeçari i dehur në timon/ Pesë procedime penale përgjatë fundjavës
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Arben Qarri 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Kryebushat”, policia vendore e Shkodres informon se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. D., 37 vjeç.
Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: -shtetasen M. K., 40 vjeçe, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hot-Shkodër”, automjeti që drejtonte 40-vjeçarja, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi L. V., 53 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 40-vjeçarja dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ajo.-shtetasin E. B., 63 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Shkodër-Oblikë”, motomjeti që drejtonte 63-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja I. L., 36 vjeçe. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 63-vjeçari. Procedim ne gjendje te lire edhe per nje 28 vjecare , pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në afërsi të banesës së saj. Largimi I një 38 vjercare nga Kopliku me djalin e saj të mitur ka bërë që bashkëshorti I saj ta denoncopjë duke u hapur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 38 vjecares.