Arrestohet 46- vjeçari me qëllim eksatradimin, Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma,  pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja P. P., 24 vjeçe.

 Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-D. M., banues në Shkodër, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin Ç. I., për motive të dobëta;

-P. Sh., banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. 

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Gj. dhe L. P., të dy banues në fshatin Kçirë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.