Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim. Policia njofton se 53 vjeçari Gegë Tefaj nga Shkodra ishte në kërkim për një deklaratë të rreme që ka dhënë para prokurorit për një vrasje të ndodhur në Shkurt të vitit 2022 në lokalin në pronësi të tij në Grudë të Re.Gjykata e Shkodrës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dëshmi të rreme. Bëhet fjalë për vrasjen e 47 vjeçarit Prekë Tonaj. Policia arrestoi 30 vjeçarin Eduart Kësolla si autor të vrasjes pasi dyshohet se ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 13 shkurtit të një viti më parë, ku Prek Tonaj u ekzekutua me kallashnikov nga një person i maskuar brenda një lokali. Breshëria e plumbave që kapën shënjestrën e këtij atentati, i shkaktuan Tonajt vdekjen e menjëhershme. Ndërsa më herët, viktimës i kanë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë. Nisur nga e kaluara e 47-vjeçarit, grupi hetimor dyshon se kjo ngjarje ka pasur si motiv gjakmarrjen.
Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…
Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…
Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…
Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
This website uses cookies.