Arrestohet 60- vjeçari, i dehur në timon / Procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale 9 shtetas

Policia e Shkodrës vazhdon të jetë e rreptë me drejtuesit e mjeteve që kapen nën efektin e alkoolit. Një shtetas 60- vjeçar nga Spathari i Vau Dejësit, është vënë në pranga pasi u kap nga unifromat blu duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu, policia ka nisur procedim penal për një 17- vjeçar, banues në Shkodër,

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. P., 60 vjeç, banues në fshatin Spathar, Vau i Dejës,  pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një shtetas 46- vjeçar nga Sheldia e Gurit të Zi, është proceduar në gjendje të lire pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë, që ky shtetas e kishte përshtatur për përpunimin e duhanit, pa licencën përkatëse, u gjetën 300 kg duhan, të cilat u sekuestruan bashkë me makineritë për përpunimin e tij.

Ndërsa në Malësi të Madhe, tre shtetas të moshës 51 dhe 60 vjeç, banues në Gruemirë, Çezme dhe Koplik I Sipërm, janë proceduar penalisht pasi, nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishin ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve.

Katër shtetas të moshës nga 32 deri në 40 vjeç, të gjithë banues në Fushë Arrëz, janë proceduar në gjendje të lire, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në përdorim të njërit prej tyre, u konstatua një tavolinë, e improvizuar nga këta shtetas, për të luajtur lojëra fati. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.