Arrestohet 62-vjeçari/Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. H., 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.