Është arrestuar nga policia autori i aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor “Koplik- Bajzë”, ku humbi jetën një i moshuar
Policia njofton se përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin L. M., 48 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi R. Sh., 66 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit për një 80- vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, edhe për një 70- vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Pukë arrestoi shtetasin J. Gj., 35 vjeç, banues në fshatin Qerret i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Policia Kufitare e PKK Muriqan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Kosovë, pasi në bagazhin e automjetit që drejtonte, u gjetën 12 pako me lëndë piroteknike, pa dokumentacionin që kërkon ligji për tregtimin e këtyre lëndëve. 12 pakot u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.