Arrestohet dhunuesi / 50-vjeçari nga Vau-Dejësi kanosi me sëpatë gruan dhe fëmijët
Pas Tiranës, ku një 35-vjeçar mbante familjen nën terror dhe të mbyllur në banesë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në një fshat të Vaut të Dejës. Policia thotë se pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e së enjtes, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, 50 vjeç. Nga kontrollet atij iu gjetën dy mjete prerëse, një thikë dhe një sëpatë, me të cilat 50-vjeçari kanoste me jetë familjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.