Categories: LajmeKronikë

Arrestohet dhunuesi / 50-vjeçari nga Vau-Dejësi kanosi me sëpatë gruan dhe fëmijët

Pas Tiranës, ku një 35-vjeçar mbante familjen nën terror dhe të mbyllur në banesë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në një fshat të Vaut të Dejës. Policia thotë se pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e së enjtes, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, 50 vjeç. Nga kontrollet atij iu gjetën dy mjete prerëse, një thikë  dhe një sëpatë, me të cilat 50-vjeçari kanoste me jetë familjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të pandryshueshme

Për ditën e sotme (21 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga moti i kthjellët…

17 seconds ago

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

14 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

14 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

14 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

14 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

15 hours ago

This website uses cookies.