Arrestohet dhunuesi i nënës dhe gruas / Procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme
Një 30 vjeçar banues në fshatin Guci e Re është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një tjeter shtetas banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi në biznesin e tij (hotel), në fshatin Pulaj-Plazh, pa leje përkatëse;
Një 33 vjeçar banues në fshatin Grude e Re ëshët proceduar në gjendje të lirë, pasi ka vënë muzikë në lokalin e tij, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, dhe si pasojë ka prishur qetësinë publike në zonë.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në fshatin Mali Hebe, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
Nderkoh -një 17-vjeçar, banues në Shkodër po procedohet ne gjendje te lire , pasi me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja A. S., 40 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Nga përplasja, është dëmtuar lehtë 40-vjeçarja.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.