Arrestohet grabitësi i gjimnazit / Theu arrestin e shtëpisë për të vjedhur një shkollë dhe një banesë
Një 25-vjeçar në Malësi të Madhe kishte thyer masën arrest shtëpie për të kryer vjedhjen e një gjimnazi dhe një banesë. Ejllo Mitaj ishte në arrest shtëpie për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, por ai ka thyer dy herë masën arrest shtëpie për të vjedhur.
Sipas policisë, 25-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër ka vjedhur më datë 05.12.2023 ka kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në gjimnazin në fshatin Gruemirë.
Më datë 23.01.2024, ka vjedhur instalime elektrike dhe pajisje në një banesë në fshatin Grudë.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin për një vjecar 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Ejllo Mitaj për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati.
Aktualisht, shtetasi 23- vjeçari . është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.