Arrestohet i dehur në timon – Makina përplas 43-vjeçaren e cila po lëvizte me biçikletë
Policia Rrugore në Shkodër ka arrestuar një 36-vjeçar. Ky i fundit sipas policisë u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur nqë një nga rrugët në qendër të qytetit. Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues një 50 vjeçar, banues në fshatin Pjetërshan. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga 50 vjeçari.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme njofton policia. Ndërkohë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së shtunes në vendin e quajtur “Ura e Kirit”, automjeti me drejtues një 59 vjeçar, ka përplasur një shtetase, banuese në fshatin Vukatanë, e cila lëviste me biçikletë.Si pasojë është dëmtuar 47 vjeçarja e cila është nën kujdesi e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.