Arrestohet i kërkuari për dhunë / Në pranga një tjetër shofer, drejtonte mjetin i dehur
Policia e Shkodrës njofton se dy persona janë vënë në pranga të policisë dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Një 45 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa policia e Pukës ka ndaluar një 33 vjeçar , banues në Fushë Arrëz, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një
63 vjeçar, banues në Shkodër, pasi u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij;
Gjithashtu, procedimi ka nisur edhe për një 44 vjeçar , banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. A., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, se më datë 14.01.2024, i ka shitur një mjet tip “Benz” shtetasit P. N., por ai e ka deklaruar si të vjedhur;
Ndërkohë, në gjendje të lirë, po ndiqet edhe një 50 vjeçar, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka fyer 2 punonjës të Policisë Bashkiake Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.