Categories: LajmeKronikë

Arrestohet i kërkuari për dhunë / Në pranga një tjetër shofer, drejtonte mjetin i dehur

Policia e Shkodrës njofton se dy persona janë vënë në pranga të policisë dhe 3 të tjerë janë proceduar  në gjendje të lirë, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Një 45 vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. 

Ndërsa  policia e Pukës ka ndaluar një 33 vjeçar , banues në Fushë Arrëz, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një

 63 vjeçar, banues në Shkodër, pasi u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij;  

Gjithashtu,  procedimi ka nisur edhe për një 44 vjeçar , banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. A., 47 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, se më datë 14.01.2024, i ka shitur një mjet tip “Benz” shtetasit P. N., por ai e ka deklaruar si të vjedhur;

Ndërkohë,  në gjendje të lirë, po ndiqet edhe një 50 vjeçar, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka fyer 2 punonjës të Policisë Bashkiake Shkodër. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 minutes ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

6 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

8 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

11 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

12 minutes ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

17 hours ago

This website uses cookies.