Një 72-vjeçar, i cili ka qenë duke u futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit është arrestuar nga policia pasi mbante armë më vete. Në përpjekje për të shmangur kontrollin nga pala malazeze, 72-vjeçari Faruk Sekja është larguar me shpejtësi dhe është futur në territorin e vendit tonë. Në Pikën e Kaimit Kufitar Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi Faruk Sekja, i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, njofton policia. Ai ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është kapur nga policia. Ndërkohë, gjatë kontrollit që efektivët e Policisë Kufitare i kanë ushtruar në automjet, i kanë gjetur të fshehura edhe 17 640 euro, të ndara në disa pjesë. I moshuari rezulton me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.