Arrestohet ish-futbollisti shkodran / I akuzuar për shkatërrim prone me tritol, plagosje e vjedhje

arrestohet sead myftija
Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i identifikuar si Seadet Myftija. Sipas bluve 28-vjeçari nga Shkodra është i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se: -më datë 31.05.2023, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.Më datë 29.06.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një biznesmeni nga Shkodra dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.