Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Lajmi është mësuar nga burime për RTSH.
Ish-ministri Beqaj ishte nën hetim pasi sipas SPAK ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, u bë arrestimi i biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Koncesioni i sterilizimit kaloi në duart e prokurorëve të SPAK në korrik 2022, të cilët nisën hetimin për të zbardhur procedurat e dhënies me koncesion të këtij shërbimi.
Për dosjen e sterilizimit janë marrë të pandehur edhe 8 persona të tjerë, ndërsa pritet që SPAK të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit.