Arrestohet me urdhër të SPAK Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Arrestohet Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas informacioneve për RTSH, bëhet me dije se Meta është arrestuar me urdhër trë SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tij, ndërsa pritet njoftimi zyrtar.

Kujtojmë se Meta po hetohej nga SPAK për dosjen CEZ-DIA. 

Dosja e CEZ-DIA është rihapur në prill të vitit 2022, pas një kallëzimi në SPAK nga Partia Socialiste, për vjedhje të parave publike. Shitja e 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ-DIA u cilësua abuzive dhe prishja e kësaj kontrate i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.

Për këtë çështje deri  më tani është dënuar Kastriot Ismailaj me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.  Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Berisha: Rama është përpjekur për eleminimin politik e fizik të Metës

Në një deklaratë për media, Berisha ka bërë me dije se persekutimi i Ilir Metës është politik. Berisha theksoi se Kryeministri Edi Rama është përpjekur për eleminimin politik dhe fizik të Ilir Metës.

“Persekutimi i Ilir Metës është politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por ka zbatuar urdhrat e Edi Ramës i cili ësthtë përpjekur për eleminimin, politik e ndofta edhe fizik të Ilir Metës.

Kjo është përgjigja ime. Edi Rama është siç denoncova dhe radhën e kaluar me shumë të dhëna i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstar ligjor,e antikushtetuese”, deklaroi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.