Arrestohet në Malin e Zi një 54- vjeçar nga Austria – Kishte kaluar nga PKK Muriqan me armë dhe municion
Një shtetas austriak, i çili ishte furnizuar me armë e municion në Greqi, ka arritur të kalojë kufirin shqiptaro-malazez e më pas është arrestuar.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e vendit fqinj, sipas të çilave, në mjetin që drejtohej nga shtetasi austriak O. M. L 54 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë Valter e kalibrit 7.65 mm, 1 pushkë, pajisje optike, 2 aksesorë gazi dhe 575 fishekë.
Nga hetimet ka rezultuar se armët ai i ka marrë nga një shoku i tij në Greqi, ka hyrë në Shqipëri dhe më pas përmes pikës së kalimit kufitar Muriqan ka hyrë në Mal të Zi.
Më pas shtetasi austriak është ndaluar nga policia malazeze në tentativë për të dalë nga Mali i Zi për në Kroaçi me destinacion përfundimtar Austrinë.