Arrestohet në Muriqan 30-vjeçari/Albion Durakoviç ishte në kërkim për përdhunim nga një gjykatë e Francës
Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u arrestua nga policia kufitare e Shqipërisë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Albion Durakoviç, 30- vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, ai është ndaluar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
Sipas të njëjtave burime, 30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi një gjykatë franceze me datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.
Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës.